No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Remzi Ejupi e pranon: Gjasat janë minimale që UEFA të vendosë në...

Remzi Ejupi e pranon: Gjasat janë minimale që UEFA të vendosë në favor tonin

Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi e ka pranuar se vendimi i UEFA-s për ndeshjen Lincoln Red Imps – Prishtina, mund të jetë në favor të klubit nga Gjibraltari. “Edhe pse ne kishim 14 lojtarë në dispozicion për ta zhvilluar ndeshjen dhe ishim në rregull sa i përket protokollit, autoritetet e Gjibraltarit nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes. Fatkeqësisht ekziston një nen tek protokolli i ndeshjeve gjatë pandemisë për fazën parakualifikuese ku u jepet autoritet shteteve ku zhvillohen ndeshjet që të vendosin në rastet kur para zhvillimit të ndeshjeve ka të infektuar. Tash presim nesër se cili do të jetë vendimi i UEFA-s, por gjasat janë minimale për të qenë vendim i favorshëm për ne”, ka thënë Ejupi në Kanal10, përcjell Futbolli.info. Ai e ka pranuar se edhe menaxhimi dhe organizimi i klubeve kosovare dhe i vetë shoqërisë tonë në pandemi nuk është në nivelin e duhur. Sipas tij edhe pse kanë bërë përpjekje që të jenë sa më të kujdesshëm, megjithatë nuk kanë pasur mundësi që të karantinohen dhe të mos lejojnë futbollistët për të qëndruar larg kontakteve me të tjerët. Madje, ai e ka pranuar se shumë futbollistë të Kosovës gjatë kësaj kohe qëndrojnë edhe nëpër kafiteri dhe kësisoj rreziku për t’u infektuar është shumë i madh.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments