“Në fund, unë mendoj se Bayern Munich do ta fitojë Champions-in e këtij edicioni. Por, çfarë emocionesh, çfarë shfaqjesh kemi parë në këtë fazë finale! Ka ende shumë kampionë në garë dhe dy ekipe, që po jetojnë një përrallë”. Marcello Lippi është duke e shijuar Ligën e Kampionëve si spektator: “Unë kam vetëm një keqardhje të madhe: eleminimin e Atalantës. Skuadra bergamaske do të kishte bërë paraqitje të shkëlqyeshme në këtë kuartet gjysmëfinalist”.
Pastaj, trajneri kampion bote me Italinë më 2006 përforcoi idenë e tij, se bavarezët janë favoritë absolutë për trofeun e lakmuar: “Në fund të fundit, unë mendoj se skuadra bavareze do të triumfitojë. Ky Bayern duket si një makinë futbolli e përsosur. Ata luajnë me njëqind në orë, kanë ekuilibër dhe cilësi në çdo repart”.