No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lautaro:Po pres të bëhem baba. Interi, gati për gjëra të mëdha

Lautaro:Po pres të bëhem baba. Interi, gati për gjëra të mëdha

Lautaro Martinez thotë se Interi është gati për gjëra të mëdha, pasi kaloi me lehtësi Shakhtar Donetsk dhe siguroi vendin në finalen e “Europa League”. Ai dhe Romelu Lukaku shënuan secili nga dy herë. Interi i pamëshirshëm i Antonio Conte shtypi keq ukrainasit (5-0) në Dusseldorf, të hënën.

Objektivi kryesor i Barcelonës, Lautaro, iu gëzua rezultatit të ndeshjes, duke thënë për “Sky Sport Italia”: “Ishte një natë e jashtëzakonshme, ajo për të cilin ëndërronim. Kishte kaluar shumë kohë që nuk luaja kaq mire. Edhe në një gjysmëfinale të tillë provuam se Inter është i gatshëm për gjëra të mëdha. Ne jemi gati për finale tashmë.

Këto gola më karikojnë shumë, pasi kisha një periudhë jo në nivelet e mia të zakonshme. Gjithashtu, kjo përvojë na ndihmon të rritemi. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luan ekipi dhe po shfaq karakter të tillë. I lumtur jam edhe në planin personal, pasi po pres fëmijën tim të parë, kështu që golat ia dedikoj gruas dhe familjes time. Ne thjesht duhet të vazhdojmë të bëhemi më të fortë, duke treguar pjekuri”.

Lidhur me Sevilla, që do të sfidojë në finale, të premten, Lautaro, i cili e përmirësoi sezonin e tij në 21 gola në të gjitha garat, shtoi: “Sevilla është një skuadër shumë e forte. Do të përpiqemi të pushojmë gjatë ditëve të ardhshme dhe të përgatitemi për këtë ndeshje special, sepse këtë kemi ëndërruar. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe Interi ta marrë trofeun në shtëpi”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments