No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Historike!!! PSG prek finalen e Championsit

Historike!!! PSG prek finalen e Championsit

PSG ka arritur në finalen e Champions Leagues për herë të parë në histori. Kampionët e Francës dominuan totalisht skuadrën e Leipzigut duke e mposhtur me rezultatin 3-0. Ekipi i Tuchel e nisi ndeshjen me vrull dhe arriti të shënonte shumë shpejt me anë të Marquinhos.

Mbrojtësi mori një pasim të mirë nga Di Maria në minutën e 13′ dhe me një shkëputje të mirë me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0. Furia e francezëve nuk u ndal dhe presingu i  tyre vuri në vështirësi mbrojtjen e gjermanëve.

Portieri Gulasci gaboi në të 42′ dhe PSG nuk fali në kundërsulm me Neymar dhe Di Marian. Pjesa e parë u mbyll me golin e argjentinasit për 2-0. Pjesa e dytë pa sërish parisienët në kontroll të lojës, ndërsa Leipzigu i pafuqishëm për të reaguar.

Djemtë e Tuchel kontrolluan ndeshjen dhe mbajtën topin në zotërim. Bernat shënoi për 3-0 në të 56′, sërish i ndihmuar nga pasiguria e mbrojtjes kundërshtare. PSG e sheh veten për herë të parë në finalen e Championsit, aty ku do të presë fituesin e çiftit Bayern-Lyon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments