No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR E pabesueshme, edhe Prishtina rrezikon eliminimin – 8 futbollistë pozitiv në Covid-19

E pabesueshme, edhe Prishtina rrezikon eliminimin – 8 futbollistë pozitiv në Covid-19

Prishtina rrezikon të eliminohet nga garat e Europa League pa luajtur fare. Në fakt, në prag të ndeshjes së sotme kundër Lincoln Red Imps në Gjibraltar, madje 8 futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.
Testet e futbollistëve të Prishtinës dhe të Lincoln Red Imps janë kryer në Spanjë, pasi Gjibraltari s’ka laborator të licencuar. Zyrtarë të klubit bardhekaltër nuk kanë dhënë emrat e futbollistëve që kanë rezultuar pozitiv, por kanë thënë se është çudi që 6 prej tyre asnjëherë nuk kanë dalë pozitiv në testet e kryera nga IKSHPK-ja, derisa dy prej tyre një herë kanë dalë pozitiv e pastaj negativ. Prishtina tani i ka edhe 14 futbollistë të gatshëm për lojë (plus portierët), por tani gjithçka rreth kësaj ndeshje pritet të vendosë UEFA.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Recent Comments