No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Shaqiri konfirmon qëndrimin te Liverpooli pavarësisht sezonit irritues

Shaqiri konfirmon qëndrimin te Liverpooli pavarësisht sezonit irritues

Xherdan Shaqiri thotë se nuk ka në plan të largohet nga Liverpool këtë verë, përkundër asaj që ai e përshkruan si një sezon “irritues” në 2019/20.

Sulmuesi zviceran vuajti për të gjetur një vend në formacion, duke mos mundur të thyejë konkurrencën e Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Kauza e tij nuk u ndihmua gjithashtu nga një seri lëndimesh të njëpasnjëshme, të cilat e kufizuan atë në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat, përcjell lajmi.

“Gjithmonë nëse jeni të dëmtuar ose nëse nuk jeni duke luajtur, ju jeni të irrituar”, tha ai në faqen e internetit të klubit.

“Por mezi pres këtë sezon dhe përpiqem të ndihmoj ekipin gjatë gjithë kohës, kështu që kam mundësinë të luaj si sezonin e parë”.

“Si ekip, thjesht dua që ne të arrijmë shumë gjëra. Unë mendoj se kemi shumë lojtarë të mirë në ekipin tonë, të gjithë mund të luajnë dhe të përpiqemi t’i vështirësojmë zgjedhjet për trajnerin”, vijoi Shaqiri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments