No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Kthim te Barcelona? E pamundur!” Agjenti zbulon të ardhmen e Guardiolës

“Kthim te Barcelona? E pamundur!” Agjenti zbulon të ardhmen e Guardiolës

“Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City 100 për qind”, sipas agjentit të tij, Josep Maria Orobitg. Pra, rikthimi në stolin e Barcelonës konsiderohet i pamundur në këtë fazë. Pasiguria që ekziston aktualisht në “Camp Nou” ka evidentuar një numër kandidatësh për pasuesin e Quique Setien.

Pikëpyetje serioze janë duke u drejtuar edhe mbi të ardhmen e Lionel Messit në Katalonja. Është përfolur edhe një telefonatë SOS e yllit argjentinas me trajnerin 49-vjeçar, që më parë kishte kaluar katër sezone të paharrueshme në krye të Barcelonës, në kulmin e suksesit të tyre, të frymëzuar nga “tiki-taka”.

Guardiola është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2021, kështu që Orobitg thotë se nuk ka shanse që të kthehet te rrënjët e tij së shpejti. Ai nënvizoi për “Goal”: “Po, Pep do të qëndrojë te Manchester City 100 për qind. Aktualisht është e pamundur për një rikthim të tij te Barcelona”.

Në fakt, janë ngritur pikëpyetje mbi praninë afatgjatë të Guardiolës në stolin e “qytetarëve”, në vazhdën e dështimit të tij europian në sezonin 2019-2020, i eliminuar nga Liga e Kampionëve prej Lyon që në çerekfinale. Megjithatë, fonde të tjera janë investuar në përforcime, teksa Ferran Torres dhe Nathan Ake janë fytyrat e freskëta të Manchester City.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments