No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Juventusi i nxjerr në “pazar”, Rugani dhe De Sciglio drejt La Liga-s

Juventusi i nxjerr në “pazar”, Rugani dhe De Sciglio drejt La Liga-s

Juventusi ka një qëllim shumë specifik për ta arritur kësaj vere: ta spastrojë skuadrën, duke prerë “degët e vdekura”, ato që nuk mund të kenë hapësirë ​​në projektin e Pirlos në pankinë, për të lehtësuar shumën e pagave, që u rrit ndjeshëm me ardhjen e Cristiano Ronaldos më 2018.

Dy prej lojtarëve me valixhe gati janë Daniele Rugani dhe Mattia De Sciglio. Të dy janë në shitje dhe, sipas “Tuttosport”, Valencia është në gjurmët e tyre. Madje, tashmë ka filluar kontaktet e para me “Zonjën e Vjetër” për të gjetur një marrëveshje ekonomike.

Në Spanjë flitet gjithashtu për mundësinë e një shkëmbimi me Maxi Gomez. Si Rugani, edhe De Sciglio do të kishin më shumë mundësi për të luajtur si titullarë te skuadra spanjolle, çka nuk është gjë e vogël nëse konsiderojmë se Kampionati Europian do të zhvillohet në pak më pak se një vit dhe ata duan të jenë pjesë e Italisë.

Po zëvendësuesit? Juventusi tashmë i ka në shtëpi. Luca Pellegrini është rikthyer nga huazimi te Cagliari dhe duket se është i gatshëm të marrë një rol të rëndësishëm te bardhezinjtë. E njëjta gjë vlen edhe për Cristian Romero, i cili e kaloi sezonin e fundit në huazim te Genoa, duke kontribuar në shpëtimin e ligurianëve deri në ditën e fundit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments