No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Conte: Interi nuk e konsideron veten shpëtimtarin e Italisë

Conte: Interi nuk e konsideron veten shpëtimtarin e Italisë

Antonio Conte tha se Interi nuk duhet të portretizohet si “shpëtimtari” i futbollit të Italisë në kontinent, ndërsa të tijtë luftojnë për lavdi në “Europa League”. Një gjysmëfinale kundër Shakhtar Donetsk e pret trajnerin dhe ekipin zikaltër sonte, në Dusseldorf, me perspektivën e përfundimit të sezonit me trofe.

Sytë e italianëve janë kthyer tek Interi, pasi Juventusi ra në Lyon-it dhe Napoli humbi ndaj Barcelonës në 1/8 finale të Champions-it. Edhe Atalanta u përkul para PSG në çerekfinalen e të njëjtit kompeticion. Zikaltrit përfaqësojnë shpresën e fundit të Italisë për një trofe europian këtë sezon, por Conte hodhi poshtë nocionin që ata po luajnë për kombin.

Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit tha: “Ne nuk e konsiderojmë veten shpëtimtarët e vendit, kemi bërë rrugëtimin tonë pa i shikuar të tjerët. Qëllimi ynë është të përmirësohemi. Personalisht, nëse do të kishim një sukses europian, do të isha i lumtur për klubin, jo për veten time. Nuk po mendoj për rekordin tim personal, por për klubin që vendosi të më punësojë”.

Conte duket se duhet të bëjë pa të dëmtuarin Alexis Sanchez, që lufton për t’u rikuperuar: “Sanchez ka qenë jashtë për tre të katërtat e sezonit. Tani e kuptojmë se çfarë lloj arme na mungon. Është normale që mospasja e tij në dispozicion më zhgënjen, sepse privohem nga një element themelor”.

Të paktën Interi duhet të ketë në dispozicion Romelu Lukaku, me ish sulmuesin e Everton dhe Manchester United që ka shënuar në nëntë ndeshjet e tij të fundit në këtë kompeticion. Këtë “vrap” e filloi në vitin 2014, në ditët e tij të Evertonit.

Interi po kalon në gjysmëfinale të një kompeticioni europian për herë të pare nga sezoni 2009-2010, kur fitoi “tripletën” historike. Conte e përshkroi Shakhtar si “një ekip plot me lojtarë të talentuar”, duke thënë se “Inter do të tregojë respekt të madh për kundërshtarin”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments