No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vojvoda konfirmon marrëveshjen me Atalantën

Vojvoda konfirmon marrëveshjen me Atalantën

Mërgim Vojvoda mund të bëjë hapin e madh në ditët në vijim.

Mediat italiane raportojnë prej disa ditësh se mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe Standard Liegut të Belgjikës është pranë kalimit tek çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, Atalanta.

Vojvoda ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë rreth kalimit te klubi nga Bergamo, ekskluzivisht për gazetën.

“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes vete”, deklaroi Vojvoda për “GazetaOlle.com”.

Mërgim Vojvoda, një prej futbollistëve më të mirë të Kosovës

Ai tregon edhe ditën finale kur do të vendoset nëse do të bëhet pjesë e Atalantas.

“Të hënën dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve”, shtoi 25-vjeçari.

Nëse Atalanta nuk përmbushë kërkesat e Standard Liege, Mërgimi ka edhe opsionet tjera.

“Janë edhe tri klube tjera të interesuara për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, theksoi drenicasi.

Vojvoda vitin e kaluar iu bashkua Standardit nga Excel Mouscron.

Me kampionët e shumëfishtë të Belgjikës shkëlqeu duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.

Me paraqitjet dhe maksimumin e dhënë në secilën ndeshje të Kosovës, Mërgimi është bërë idhull edhe i Dardanëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments