No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR "Sport" raporton se Barcelona e mohon largimin e Messit

“Sport” raporton se Barcelona e mohon largimin e Messit

Nga Brazili në mbrëmjen e sotme erdhi lajmi bombastik se ylli argjentinas Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona. Informacioni u publikua nga gazetari brazilian Marcelo Bechler, nga Esporte Interativo, i cili siguroi se “Bordi i klubit tashmë është i informuar” për qëllimin e sulmuesit argjentinas. Një lajm i tillë u shpërnda shpejt po thuajse në të gjitha mediat botërore, mirëpo tashmë ka një reagim nga Barcelona, ndonëse ende jo zyrtar, e cila e ka mohuar kategorikisht një lajm të tillë. Në fakt, ka është gazeta “Sport” që është e afërt me klubin nga “Camp Nou” që raporton se klubi mohon që Messi është kontaktuar me dikë dhe aq më pak që e ka bërë të ditur qëllimin e tij për të ndërprerë kontratën me Barcelonën, me të cilin klub e ka nisur karrierën si 13 vjeçar. Mirëpo, ende mungon një komunikatë në faqen zyrtare të klubit për këtë çështje. Ylli argjentinas ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2021, por ka një klauzolë daljeje me anë të së cilës ajo mund të shkëputet në mënyrë të njëanshme. Klauzola e tij kap shifrën rreth 700 milionë euro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments