Real Madridi po përjeton një krizë ekonomike prej pandemisë globale si shkak i COVID-19. Spanjollët duhet të shesin disa lojtarë që të mbushin arkën.
Emri i radhës që pritet të largohet është mbrojtësi Sertio Regulion. 23-vjeçari nuk ka vend në skuadër, pasi aty po luan Mendy dhe Marcelo.
Lojtari i “Los Blancosve” zhvilloi një sezon të mirë te Sevilla, pasi ishte i huazuar. Napoli ka shfaqur interes për mbrojtësin e krahut dhe me shumë mundësi do të kalojë në Serie A.