No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Guardiola: Në Champions duhet të jesh perfekt

Guardiola: Në Champions duhet të jesh perfekt

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për BT Sport në fund të ndeshjes kundër Lyon-it, që ka sjellë edhe eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League.

“Ndoshta një ditë do të arrijmë ta kalojmë distancën që na ndan nga gjysmëfinalet. Në 20, 25 minutat e para kemi pasur vështirësi për të gjetur hapësira në sulm”, ka thënë spanjolli.

“Pjesa e dytë ishte OK. Mendoj se ishim më mirë, por në këtë kompeticion duhet të jesh perfekt”.

Në lidhje me faullin e mundshëm të pësuar nga Aymeric Laporte në aksionin që solli golin e dytë të Lyon-it:

“Nuk dua të flas për këto gjëra. Duket sikur po ankohem dhe po kërkoj justifikime”.

“Kemi bërë shumë gjëra të mira, por nuk ka mjaftuar. Kemi bërë gabime në zonën e rreptësisë në momente vendimtare”.

Në lidhje me rastin e humbur nga Sterling: “Në këto situata duhet të barazohet për ta çuar ndeshjen në  kohën shtesë, por më pas ne pësuam të tretin dhe ndeshja mbaroi. Kemi krijuar më shumë raste dhe kemi bërë më shumë gjuajtje”.

“Jemi të zhgënjyer. Tani do të shkojmë me pushime. Më pas duhet të ngremë moralin e lojtarëve kur të kthehen përsëri në klub”.

Në lidhje me ecurinë në Champions: “Ndonjëherë duhet ta thyesh këtë barrierë të gjysmëfinaleve. Skuadra e ka merituar në vitet e fundit. Ndoshta do të arrijmë ta bëjmë një ditë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments