No menu items!
Ballina KRYESORE FC Prishtina udhëton e kompletuar për në Gjibraltar

FC Prishtina udhëton e kompletuar për në Gjibraltar

Prishtina është gati të udhëtojë drejt Gjibraltarit, ku të martën do ta luajë kundër Lincolnit, në ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Evropës. “Bardhekaltrit”, do të jenë të kompletuar, pasi të gjithë lojtarët e ekipit të parë dhe shtabit teknik, kanë rezultuar negativ në testet për koronavirus, që janë bërë të dielën.

Vetëm një futbollist i ri dhe një anëtarë i klubit, kanë dal pozitiv në testin e fundit të kryer në Kosovë.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë për “KOHËN” se lojtarët që ka planifikuar t’i marr me vete, të gjithë kanë rezultat negativ dhe do të jenë të gatshëm për duelin ndaj ekipit nga Gjibraltari.

“Lojtarët e ekipit të parë që kanë qenë në listën time për të udhëtuar, të gjithë kanë rezultuar negativ. Rezultatet i kemi marr të dielën. Një futbollist i ri dhe një anëtarë i stafit kanë dal sërish pozitiv, dhe u uroj shërim sa më të shpejt, kurse pjesa tjera është në rregull. Kjo periudhë e testimit ka qenë e sikletshme për të gjithë, pasi nuk e dinim se kush do të udhëtojë e kush jo. Gjatë këtyre ditëve jemi munduar që të respektojmë të gjitha masat që janë kërkuar dhe këtu duhet përgëzuar të gjithë lojtarët dhe stafin”, tha Dallku.

Prishtina do të përballet me Lincolnin, në ndeshjen që do të zhvillohet të martën nga ora 18:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Prishtina fiton pa problem ndaj Arbërisë

Prishtina ka shënuar fitoren me rezultatin 2:0 ndaj Arbërisë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kryeqytetasit me...

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Recent Comments