No menu items!
Ballina KRYESORE Blakçori, mbrojtësi që la Llapin për ta fituar titullin me Dritën

Blakçori, mbrojtësi që la Llapin për ta fituar titullin me Dritën

Qysh në edicionin e parë me fanellën e Dritës, mbrojtësi i krahut të majtë Ilir Blakçori e arriti suksesin më të madh në karrierë. Ai para fillimit të sezonit 2019/20 e la Llapin për t’iu bashkuar Dritës. Ndërsa, me Dritën edicionin e tij të parë e mbylli me trofeun më të çmuar të futbollit kosovar – titullin e kampionit. Në fakt, pak ditë pas këtij suksesi, te Drita morën masat e duhura për ta mbajtur Blakçorin për më gjatë në ekip, dhe i ofruan rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2022. E me suksesin e titullit të kampionit, Drita siguroi për herë të dytë daljen në Ligën e Kampionëve derisa Blakçori të parën, këtë dhe daljen në kupat evropiane – saktësisht Ligën e Kampionëve.

Blakçori mund të aktivizohet edhe si mesfushor i krahut të majtë, por insiston se transferimi te Drita në verën e shkuar ishte lëvizje më së e qëlluar. Ai ndihet krenar me titullin e fituar dhe shpreson të arrijë ende suksese të tilla me fanellën e ekipit nga qyteti i Gjilanit. Në fakt, Blakçori nuk është futbollisti i vetëm qe e la Llapin për ta fituar titullin e kampionit me Dritën. Një lëvizje sikurse të Blakçorit, e ka bërë edhe mesfushori Hamdi Namani.

“Nëse e shohim rrjedhën se si ka shkuar kampionati, mendoj që transferimi im te Drita ka qenë një lëvizje e qëlluar. Me të nisur bisedimet me klubin, e kam kuptuar që synimi ishte titulli i kampionit. Sigurisht që edhe synimet e mia si lojtar janë trofetë dhe pranova menjëherë të jem pjesë e një klubi me synime të mëdha”, u shpreh Blakçori.

Me rinovimin e kontratës edhe për dy vjet të tjerë, Blakçori beson se me Dritën do të shijojë edhe suksese të tjera në futbollin kosovar. Ai thotë se arsyeja që pranoi të rinovonte kontratën ishte projekti serioz i krerëve të Dritës dhe trofetë e tjerë të synuar.

“Me Dritën për herë të parë në karrierën time e kam fituar titullin e kampionit. Sigurisht që është një ndjenjë e veçantë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Kam vazhduar kontratën me klubin, pasi synimet e skuadrës janë gjithmonë trofetë. Shpresojmë që këtë ta arrijmë së bashku, pasi tifozët tanë që janë të flaktë e meritojnë një sukses të tillë”, insistoi Blakçori.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments