Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi shqiptar, ka shënuar golin e tretë brenda një jave dhe në Australi është mbreti i rrjeta të tundura në gjithë historinë.
Sërish sot ka shënuar për Western United, kundër kryesuesve të Sydney FC. Berisha ka shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar dhe ka shënuar golin numër 19 në këtë sezon, një më pas se shënuesi më i mirë, Maclaren i Melbourne City.