Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge, në një intervistë për “Sky Sport” ka folur edhe për zërat që e shohin Messin tek klubi zikaltër. “Messi tek Interi? Unë nuk i di planet e klubit zikaltër. Interi po shkon shumë mirë. Fitoi me siguri në Gjermani, kundër Leverkusen. Conte ka tashmë një ekip shumë të mirë në dispozicion. Gjëja e rëndësishme nuk është të blini yje, por lojtarët që vijnë të jenë të mirë dhe t’ju përforcojnë si ekip”, ka thënë Rummenigge.