No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pochettino, trajneri i preferuar për të marrë drejtimin e Barçës

Pochettino, trajneri i preferuar për të marrë drejtimin e Barçës

Barcelona pritet të marrë shumë shpejt vendime për ndryshime në skuadër, derisa goditja e parë pritet të jetë në bankinë. Sipas mediave të afërta me klubin katalanas, Quique Setién do të shkarkohet brenda disa ditësh ose orëve nga posti i trajnerit. Humbja e turpshme 8:2 nga Bayerni në mbrëmjen e kaluar ka bërë rrëmujë në kampin katalanas. Tani Barça dëshiron të nënshkruajë me një trajner të ri sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që aq të fillojë përgatitjen e projektit të ri. Xavi Hernández  është më i dëshiruari, por tani për tani nuk do të vijë, prandaj Mauricio Pochettino bëhet një nga alternativat më të vlefshme dhe me më shumë opsione për klubin nga “Camp Nou”. Edhe në janar flitej që skuadra t’i besohej Pochettinos, por në atë kohë Bordi i Drejtorëve konsideroi se ishte një vendim shumë i rrezikshëm për shkak të së kaluarës së tij në Espanyol dhe për shkak të disa deklaratave ironike kundër Barçës. Pochettino është personi më i pëlqyer dhe do ta kishte edhe miratimin e lojtarëve vendimtar në të tashmen dhe të ardhmen e afërt të Barçës. Klubi katalanas ka mbajtur kontakt me trajnerin argjentinas në muajt e fundit dhe shumë shpejt pritet të finalizohet gjithçka.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments