Ky edicion i Ligës së Kampionëve ka dhuruar befasi të shumta dhe rezultate krejtësisht të papritura. Serinë e tyre e ka vazhduar skuadra franceze, Lyon, e cila mbrëmjen e sotme ka arritur ta mposhtë favoritin në letër të këtij edicioni, Manchester City, me rezultat 3:1. City ishte skuadra që e administroi lojën, por ishin francezët ata që me mençuri arritën t’i shfrytëzojnë rastet e krijuara. Rezultatin e zhbllokoi Maxwel Comet në minutën e 24-t. City përkundër trysnisë së vazhdueshme nuk arriti t’i barazojë shifrat deri në minutën e 69-të, kur realizoi Kevin De Bruyne. Megjithatë, goli i barazimit nuk i demoralizoi francezët, të cilët arritën që pas vetëm 10 minutash të rikthejnë epërsinë me golin e Moussa Dembeles, teksa i njëjti futbollist në minutën e 87-të vulosi fatet e kualifikimit të Lyonit, me golin e tij të dytë. Tani në gjysmëfinalet e Champions League do të kemi përballje franko-gjermane: Leipzig-PSG dhe Bayern Munchen-Lyon, sfida që do të luhen në datat 18 dhe 19 gusht.