No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ironia e fatit, nëse Coutinho fiton Championsin, Barça humbet 5 milionë euro

Ironia e fatit, nëse Coutinho fiton Championsin, Barça humbet 5 milionë euro

Philippe Coutinho ishte një nga protagonistët e fitores së Bayernit kundër Barcelonës. Braziliani është ende në pronësi të ekipit katalan, i cili e huazoi atë te kampionët e Gjermanisë verën e kaluar.

Por kur Barcelona e bleu nga Liverpooli në vitin 2018, në kontratë u përfshi një klauzolë lidhur me Championsin. Siç raporton “Mirror”, në fakt, nëse Coutinho do të fitojë kupën me “veshë të mëdhenj”, në arkat e Liverpoolit duhet të shkojnë 5 milionë euro, sigurisht të hequra nga llogaria e Barçës.

Në klauzolë nuk është specifikuar që Coutinho duhet ta fitojë Championsin vetëm me Barcelonën, kështu që Liverpooli ka të drejtë të kërkojë bonusin sipas kriterit të përcaktuar në kontratë.

Tani braziliani mund ta fitojë me Bayernin dhe Barcelona do të duhet t’i paguajë ato 5 milionë euro në arkat e Liverpoolit. E pabesushme, por kjo është ironia e fatit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments