Manchester City do të luajë kundër Lyonit në çerekfinalen e fundit të Champions League. Të dy ekipet kanë publikuar formacionet titullare të ndeshjes. Trajneri Pep Guardiola ka hedhur ka preferuar ta nisë me Rodrigon dhe Gundogan nga minuta e parë.
Mahrez, Bernardo Silva dhe David Silva do të jenë në stol. Gabirel Jesus do të jetë sulmuesi i vetëm i “Qytetarëve”. Garcia luan sërish në mbrojtje përpara Stones duke konfirmuar besimin që trajneri Guardiola ka për lojtarin.
Lyoni synon surprizën e madhe pas eliminimit të Juventusit. Shpresat e mëdha janë te dyshja e sulmit Memphis dhe Toto Ekambi. Portieri Lopes është një tjetër pikë e fortë e francezëve.