No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Dy kandidatët për president të Barcelonës, sulm frontal ndaj Bartomeu

Dy kandidatët për president të Barcelonës, sulm frontal ndaj Bartomeu

Joan Laporta reagoi në Twitter kundër Bartomeu, pas humbjes turpëruese të Barcelonës ndaj Bayernit: “Pas kësaj humbjeje shumë të dhimbshme, deklaratat e presidentit Bartomeu janë, edhe një herë, një shfaqje frikacaku dhe mosbesimi. Pamundësia e tij dhe e ekipit që ka ndërtuar nuk mund të kushtëzojnë të ardhmen e Barçës. Ai nuk mund të marrë më vendime që përcaktojnë të ardhmen e klubit”.

Një kritikë direkte e ish-presidentit të Barcelonës, i cili disa muaj më parë shprehu synimet për të kandiduar përsëri në zgjedhje. Për poshtërimin e katalanasve (8-2) në cerekfinale të Ligës së Kampionëve foli edhe Víctor Font, kandidat për president i Barcelonës:

“Tashmë u bënë shumë vite trishtim dhe turp, por ajo që pamë sonte ka vetëm një emër: poshtërim. Le të mos e zgjasim agoninë, të mos e humbasim kohën e çmuar. Bartomeu jep dorëheqjen, zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe së bashku të rindërtojmë klubin dhe të rikthejmë Barçën e madhe”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments