No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina e Gjilani mësojnë nga “lëshimet” e Dritës

Prishtina e Gjilani mësojnë nga “lëshimet” e Dritës

Skuadrës së futbollit Prishtina i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u përgatitur në vend, para nisjes drejt Gjibraltarit për ta zhvilluar ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës kundër Lincoln Red Imps.

Skuadra tjetër që do të garojë në të njëjtin nivel garash, Gjilani, do të marrë rrugë për në San Marino, ku përballë do ta ketë Tre Pennen.

Prishtina e luan ndeshjen të martën, kurse Gjilani të enjten e ardhshme.

Të dy skuadrat po i marrin të gjitha masat që të mos kenë telashe me lojtarë të infektuar, ashtu siç i ndodhi Dritës, që u eliminua nga parakualifikimet e “Championsit” për ta vazhduar garën në kualifikimet e Ligës së Evropës.

UEFA vendosi që kundërshtarit të Dritës, Linfieldit të Irlandës së Veriut, t’ia japë fitoren 3:0 në tavolinë. Ndeshja finale e raundit parakualifikues ishte paraparë të luhej të martën mbrëma. Por, kjo ndeshje nuk u lejua të zhvillohej me rekomandim të autoriteteve shëndetësore të Zvicrës, pas rastit të dytë të testuar pozitiv me koronavirus brenda pak ditësh në radhët e ekipit gjilanas.

“Lëshimin” e Dritës shpresojnë të mos e përsërisin te Prishtina dhe Gjilani. Të dyja klubet kanë bërë testime të rregullta, derisa do t’i bëjnë testet edhe nga një herë para se të nisen drejt Gjibraltarit, përkatësisht San Marinos.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka pranuar se mundësitë nuk janë të mëdha për infektim, por ka kërkuar nga futbollistët e tij që këto ditë të shmangin kontaktet me familjarët dhe shokët e tyre.

Te Prishtina janë dy futbollistë të infektuar me virusin COVID-19. Dallku pret që edhe dy futbollistët t’i ketë gati për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps. Testimin e radhës thotë se do ta bëjnë të shtunën.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments