No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Interi synon N'Golo Kanten

Interi synon N’Golo Kanten

Dy vjet më parë ishte në çatinë e botës dhe kërkohej nga gjysma së Evropës. Sot, megjithatë, N’Golo Kanté ka humbur pak nga fama ndërkombëtare që kishte fituar kur luante te Leicesteri, te Chelsea me Conten trajner dhe me Francën. Dhe është pikërisht Antonio Conte ai që shpreson ta ritakojë mesfushorin energjik.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari i bluve të Londrës është shndërruar objektiv kryesor i Interit, që po kërkon një emër të rëndësishëm, i cili do t’i shtonte shumë më tepër përvojë mesfushës. Përtej freskisë se Tonalit, Cone dëshiron të ketë nën urdhrat e tij një lojtar më të gatshëm për të fituar, sikurse është francezi.

29-vjeçari duket gjithnjë e më pak i paprekshëm në Chelsea dhe këtë vit e mbylli sezonin pa mbërritur as 30 paraqitje, për shkak të disa problemeve fizike, që e penguan të kishte vazhdimësi.

Gjithashtu, ne sezonin 2018-2019, në mesfushën me tre të Sarrit, ai shpesh haste vështirësi të mbulonte distancat krah regjisorit Jorginho. Tani Chelsea mund të jetë gati për ta lëshuar.

Në bisedimet mes Interit dhe Chelsea-t mund të përfshihet gjithashtu Emerson Palmieri, përforcimi i preferuar i zikaltërve për krahun e majtë, sikurse njofton këtë herë “Corriere dello Sport”. Ish-lojtari i Romës nuk po e gjen veten nën urdhrat e Lampardit dhe mund të kthehet në Itali.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments