No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Leipzig vazhdon ëndrrën Champions, e eliminon Atletico Madridin

Leipzig vazhdon ëndrrën Champions, e eliminon Atletico Madridin

Ëndrra e Leipzig vazhdon. Skuadra gjermane arriti një fitore madhështore kundër Atletico Madrid, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.

2-1 fituan djemtë e Julian Nagelsmann, të cilët ia dolën përballë një prej skuadrave më të vështira në botë. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa 45 minutat e dyta ishin plot emocione.

Dani Olmo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50-të. 22-vjeçari spanjoll finalizoi me kokë një kros të Sabitzer, duke mposhtur sllovenin Jan Oblak. Diego Simeone reagoi, hodhi në fushë Joao Felix dhe talenti portugez barazoi ndeshjen pas 20 minutave.

20-vjeçari ndërmori një inkursion të bukur dhe u pengua në mënyrë të parregullt nga mbrojtja e Leipzig. Joao Felix nuk gaboi nga pika e bardhë dhe festa ndryshoi krah.

Kur u duk se kjo përballje do të shkonte në shtesa, gjermanët tronditën ekipin e Simeones. Minuta e 88-të, dalje e bukur, topi shkoi në këmbët e Tyler Adams dhe amerikani që kishte vetëm 16 minuta që kishte zbritur në fushë, goditi drejt portës kundërshtare.

Gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës i Atleticos dhe përfundoi në rrjetë. Festë e madhe për surprizën Leipzig, teksa spanjollëve nuk u mjaftuan 9 minutat shtesë. Eliminim i dhimbshëm për “Colchoneros”, teksa Leizpig do të sfidojë PSG në datë 18 gusht për një biletë në finalen e madhe të Champions League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments