No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Linfieldi fiton në tavolinë ndaj Dritës, kaq para do të arkëtojë nga...

Linfieldi fiton në tavolinë ndaj Dritës, kaq para do të arkëtojë nga UEFA

Drita ka konfirmuar zyrtarisht se është njoftuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA për fatin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Kampionëve, derisa ishte paraparë të luhej dje në Nyon të Zvicrës, raporton “Zeri.info”.

Megjithatë, pas rasteve pozitive me COVID-19 te klubi gjilanas, autoritetet zvicerane në koordinim me UEFA-n anuluan ndeshjen.

Komisioni i Apelit në UEFA vendosi që ndeshja të anulohet përfundimisht dhe Linfieldit t’i takojë fitorja me rezultat zyrtar, 0:3.

Kështu, Linfieldi do të kualifikohet direkt në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku në Poloni do të përballet me Legia Varshavën.

Nga kjo “fitore”, skuadra nga Irlanda e Veriut do të arkëtojë si bonus nga UEFA 250 mijë euro.

Ndryshe, Drita është befasuar nga një vendim i tillë i UEFA-s, derisa thonë se ta dërgojnë këtë çështje në duart e avokatëve.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një prononcim për “Zeri.info” është i bindur në drejtësinë e klubit gjilanas.

Ai ka thënë se tashmë kanë filluar kontaktet me disa avokatë të huaj për t’ua lënë në dorë këtë çështje.

“Jemi të bindur një milion përqind në drejtësi dhe në pafajësinë tonë. Tashmë kemi nisur kontaktet edhe me disa avokatë të huaj”, deklaroi Valon Zymberi.

“Avokatët janë nga Anglia dhe Italia, ata janë optimist se do ta fitojmë këtë çështje”, zbuloi Zymberi për “Zeri.info”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments