No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR UEFA pezullon ndeshjen Drita – Linfield, nuk dihet fati i kampionit të...

UEFA pezullon ndeshjen Drita – Linfield, nuk dihet fati i kampionit të Kosovës

Ndeshja finale e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Nion në orën 18:00 është anuluar. Ky vendim është marrë pasi autoritetet shëndetësore të Zvicrës në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur për karantimin e KF ‘Drita’, pasi një tjetër lojtar i kampionëve kosovarë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lojtari i cili rezultoi pozitiv, më parë kishte dalë negativ në testin e bërë më 7 gusht. Në njoftimin e UEFA-s tutje thuhet se i gjithë ekipi i KF ‘Drita’ ishte testuar negativ para ardhjes së tyre në Zvicër, mirëpo të premten një lojtar nga KF ‘Drita’ doli pozitiv në prag të ndeshjes kundër Inter Club d’Escaldes. Në përputhje me protokollin e UEFA-s ky lojtar u fut në karantinë, së bashku me një shok të skuadrës që kishte kontakt të ngushtë. Lojtari i dytë që rezultoi pozitiv kishte kontakt edhe me anëtarët e tjerë të delegacionit gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka bërë që autoritetet zvicerane ta vendosin tërë skuadrën kosovare në karantinë. Për këtë arsye ndeshja nuk mund të zhvillohet, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Tani kjo çështje do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar.
Ndërkohë, FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e Covid 19, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën. Me këtë rast lusim UEFA-n dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments