No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Në Gjermani ende nuk i japin dritë të gjelbër rikthimit të tifozëve...

Në Gjermani ende nuk i japin dritë të gjelbër rikthimit të tifozëve në stadiume

Edhe pse me numër të kufizuar klubet e Bundesligës dëshirojnë ta fillojnë sezonin e ri me tifozë në stadiume. Por politika ende ngurron.

Politikanët gjermanë e refuzuan për momentin dëshirën e Bundesligës për t’u lejuar tifozëve të rikthehen në stadiume, të paktën pjesërisht. “Mijëra spektatorë në stadiume – kjo nuk përputhet me nivelin aktual të infeksioneve”, shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter . “Tani është e rëndësishme të mos u hyjmë rreziqeve të shmangshme. Koncepti Federatës Gjermane të Futbollit DFL është i mirë në teori, por në rastin e pandemisë, ajo që ka rëndësi është realiteti në praktikë.”

Megjithatë politikanët do të diskutojnë edhe një herë në fund të gushtit për konceptin e DFL-së. Ky parashikon që fillimisht të lejohet në stadiume vetëm një numër i kufizuar tifozësh. Po ashtu që në stadiume të mos lejohen pijet alkoolike dhe që të shiten vetëm bileta të personalizuara në mënyrë që në rast infeksioni të jetë e mundur që të ndiqen më mirë dhe më shpejt zinxhirët e infeksionit dhe që ato të  ndërpriten.

Edhe mjekët janë skeptikë

Përveç shumë politikanëve edhe Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” është kundër kthimit të tifozëve në stadiumet e Bundesligës. “Në radhët e tifizëve mund të ketë ndonjë superpërhapës të virusit dhe ky mund të përhapet si zjarri”, tha kryetarja e Marburger Bund, Susanne Johna, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Ajo e konsideron rrezikun e ngjitjes masive të virusit si rrezik real. “Ne i kuptojmë përpjekjet e DFL-së, por e konsideroj si jorealist konceptin e DFL-së për të parandaluar ngjitjen e virusit.” Nëse shënohet një gol, unë nuk mund ta imagjinoj se si tifozët do të qëndrojnë pa lëvizur në vendet e tyre. Në raste të tilla ata përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën.” tha Johna

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Recent Comments