No menu items!
Ballina KRYESORE Drita mposht Inter d’Escaldes, vazhdon rrugëtimin në Champions

Drita mposht Inter d’Escaldes, vazhdon rrugëtimin në Champions

Kampionia e Kosovës, Drita, e nisi rrugëtimin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me fitore, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 2:1 klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, falë golave të shënuara nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namanit.

Vetëm pak kohë pasi e festoi titullin e Superligës së Kosovës, Drita e nisi një tjetër sfidë, edhe më të vështirë – atë në Evropë me gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Me kë do të përballet tani Drita në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Ky rund e përballi Dritën me klubin modest nga Andorra, Inter d’Escaldes, të cilin skuadra e Ardian Nuhiut e dominoi me lojë dhe raste të mira gjatë 90 minutave, përkundër problemeve të sjella para ndeshjes.

Dritës i munguan dy lojtarë në këtë përballje, Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani, pasi i pari rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa tjetri u detyrua të vetëizolohet shkaku i kontaktit me Gërbeshin. Mungesa e dokumentacionit për Covid-19, gabim i organizatorëve, gjithashtu bëri që ndeshja të nisë një orë e gjysmë më vonë sesa që ishte planifikuar.

Por, përkundër kësaj, Drita u shfaq bindëse në fushën e lojës. Loja e bukur iu shpërblye me gol Dritës në minutën e 21-të të ndeshjes, kur Xhevdet Shabani e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një supergol të shënuar nga distanca.

Pas këtij goli, Drita e uli intensitetin e lojës dhe për këtë u ndëshkua vetëm tetë minuta më vonë, kur Emili Garcia e barazoi rezultatin në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Colocray Sports Centre në Nyon të Zvicrës.

Por, djemtë e Nuhiut u nisën sërish me synimin për ta kthyer epërsinë dhe nuk u dorëzuan derisa e arritën këtë, vetëm pak momente para fundit të pjesës së parë, falë goditjes së Hamdi Namanit.

Drita nuk e bëri të njëjtin gabim si në pjesën e parë duke e ulur intensitetin e lojës dhe vazhdoi të tentojë ta gjejë edhe golin e qetësisë, të cilin në fund nuk e gjeti por arriti ta mbajë epërsinë e siguruar në pjesën e parë.

Tani, Dritën e pret finalja e këtij rundi preliminar të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me klubin irlandezo-verior, Linfield.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments