No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi uron Dritën për kalimin e pengesës së parë

Ademi uron Dritën për kalimin e pengesës së parë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar KF “Drita” për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër kampionit të Andorës, Inter d’Escaldes, me rezultat 2:1.

“Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër Inter d’Escaldes. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, uroj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments