Arbëria ka konfirmuar shtabin e plotë teknik që do të drejtojë ekipin në edicionin e parë në Superligë.
Kryetrajner do të jetë Arbnor Morina, ndërsa ndihmës janë Ali Osmani, Agon Krasniqi, Arsim Tershani dhe Diamant Kadriolli.
Kjo është hera e parë që Arbëria do të luajë në Superligë në histori të klubit.
“KF Arbëria i deshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me kryetrajnerin Arbnor Morina, ndihmës trajnerin, Ali Osmani, ndihmës trajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tershani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli.
Shtabit teknik i deshirojm shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave“, njofton Arbëria.
Klubi pritet të bëjë disa transferime në afatin kalimtar.