No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vëllaznimi po punon në heshtje për edicionin e ri

Vëllaznimi po punon në heshtje për edicionin e ri

Pandemia ka ngadalësuar procesin e privatizimit të Vëllaznimit, megjithatë në Gjakovë po mundohen që sa më shpejtë ta zgjidhin këtë problem që i mundon prej vitesh.

Në një prononcim për gazetën, menaxheri Besnik Gojani ka folur për situatën aktuale dhe afatin kalimtar të futbollistëve.

“Situata me pandeminë na ka ngadalësuar shumë procesin, megjithatë së bashku me Bujar Gutën jemi duke punuar gjithë kohën me përfaqësuesit e investitorit që ka shprehur interesim dhe me Komunën e Gjakovës, që të finalizojmë marrëveshjen”, deklaroi Gojani për Olle.

“Në të njëjtën kohë, po punojmë edhe në afatin kalimtar, ku do të mundohemi të kthejmë shumicën e lojtarëve vendorë që më herët ishin larguar, duke iu ofruar pagë 12-mujore, sigurim shëndetësor dhe kushte të mira”, shtoi Gojani.

Gazeta kupton se Vëllaznimi do të hulumtojë edhe tregun në Shqipëri e Maqedoni Veriore në kërkim të lojtarëve të përshtatshëm.

Ndryshe, gjakovarët janë pjesë e Grupit A në Ligën e Parë, ku për kundërshtarë ka Lirinë, Istogun, Onixin, Trepcën, Malishevën, Dukagjinin, Drenasin, Vushtrrinë dhe skuadrën A&N.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Prishtina fiton pa problem ndaj Arbërisë

Prishtina ka shënuar fitoren me rezultatin 2:0 ndaj Arbërisë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kryeqytetasit me...

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Recent Comments