No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Kastrati ia jep lamtumirën Lokomotivës

Kastrati ia jep lamtumirën Lokomotivës

Lirim Kastrati ia ka dhënë lamtumirën klubit elitar kroat, Lokomotiva Zagreb, teksa në ditët e ardhshme do t’i bashkohet gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Kastrati në profilet e tij në rrjetet sociale ka publikuar letrën lamtumirëse drejtuar bashkëlojtarëve të tij te Lokomotiva, në gjuhën kroate dhe në atë shqipe.

“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga një familje, të largohesh nga shtëpia. Ato vite Lokomotiva ishte familja ime, shtëpia ime e dytë. Faleminderit secilit prej jush që më ndihmuat në udhëtimin tim, nuk do t ‘ ju harroj kurrë dhe do të jem gjithmonë i lumtur të kthehem në Kajzericë.

Tani është koha për sfida të reja, përleshje të reja dhe fitore të reja.
Po largohem krenar për gjithçka që arritëm së bashku dhe ju uroj suksese në sezonin e ri!
Gjithmonë aty për ty! Lirimi yt”, ka shkruar Lirim Kastrati.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments