No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Fulham rikthehet në Premier League

Fulham rikthehet në Premier League

Fulham është rikthyer në Premier League. Skuadra londineze në finalen e Play-Off-it të Championship ka mposhtur Brentfordin 2:1, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Emocionet më të mëdha të kësaj finale të zhvilluar në ‘Wembley’ ishin rezervuar pikërisht në vazhdime, pasi koha e rregullt e takimit përfundoi 0-0.

Heroi i Fulham doli të jetë Joy Bryan, që shënoi të dy golat, në minutat 105’ dhe 117’.

“Unë nuk jam hero, janë secili prej bashkëlojtarëve, tifozët dhe njerëzit përreth  nesh që na kanë qëndruar afër gjatë gjithë edicionit. Ende nuk po mund ta besoj që ia arritëm qëllimit”, ka thënë Bryan pas ndeshjes.

Brentford tentoi rikthimin në fund të takimit kur shënoi për 1:2 në minutën e 120, por atëherë ishte vonë, me gjyqtarin që i dha fund kësaj finale.

Fulham, pas një viti qëndrim në Championship, rikthehet në elitën e futbollit anglez, e njohur si Premier League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit Arbër Zeneli me anë të një video nga het-triku i tij i paharrueshëm...

Joshua provokon Fury: E pres në duel, ai e di që unë jam “shefi”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se është i gatshëm të duelojë kudo...

Recent Comments