No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zyrtare, sezoni i ri i Serie A nis më 19 shtator!

Zyrtare, sezoni i ri i Serie A nis më 19 shtator!

Sezoni 2020-2021 i Serie A nuk do të nisë më 12 shtator siç u përfol fillimisht, por një javë më vonë më 19 shtator. Zyrtarizimi ka ardhur nga liga italiane e futbollit, një vendim ky që u jep 7 ditë më shumë kohë skuadrave të kampionatit italian për t’u përgatitur për edicionin e ri futbollistik. Pas diskutimeve të shumta mes ligës së futbollit, federatës italiane dhe klubeve të Serie A, u arrik akordi që kampionati i ardhshëm të startojë më 19 shtator. Disa prej skuadrave më të mëdha në Apenine si Juventusi, Milani, Lazio e Atalanta dëshironin që kampionati i ri të niste më 12 shtator menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve, por gjuha e përbashkët u gjet për 19 shtatorin, ndërkohë që sezoni nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve do të mbyllet më 23 maj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments