No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Rockets triumfojnë ndaj Bucks, Spurs me vështirësi mposhtin Grizzlies

Rockets triumfojnë ndaj Bucks, Spurs me vështirësi mposhtin Grizzlies

Janë luajtur gjashtë ndeshjet e radhës në NBA, kompeticion që po e përfundon sezonin e rregullt në “Disney World”, në Orlando, me tri fusha në dispozicion.

Brooklyn Nets mposhtën Washington Wizards 118-110, falë paraqitjes se shkëlqyeshme të Caris LeVert, që e mbylli sfidën me 34 pikë, pa harruar 27 pikët e Joe Harris dhe 22 pikë e 15 “rebound” të Jarrett Allen, ndërsa në radhët e Wizards spikati me 30 pikë dhe 13 rikuperime Thomas Bryant dhe Troy Brown, sërish me “double double”, 22 pikë e 10 “rebound”.

San Antonio Spurs triumfuan ndaj Memphis Grizzlies me vetëm dy pikë diferencë: 108-106. Pesë basketbollistë të skuadrës nga Teksasi kishin numër dyshifror pikësh, çka tregon forcën e lojës së tyre kolektive. Spikati me 21 pikë dhe 10 rikuperime Dejounte Murray, ndërsa për Grizzliez për pak realizoi “triple double” J. Morant (25 pikë, 9 “rebound” dhe 9 asiste).

Me gjithë përpjekjet e Damian Lillard (30 pikë e 16 asiste) dhe Jusuf Nurkic (30 pikë), Portland Trail Blazers nuk ia dolën të shmangnin humbjen përballë Boston Celtics, duke u dorëzuar në fund me rezultatin 124-128. Skenën e rrëmbeu Jayson Tatum me 34 pikë, ndërsa Jaylen Brown shtoi edhe 30 pikë të tjera për Celtics.

Giannis Antetokounmpo bëri të pamundurën përballë Houston Rockets, duke shënuar plot 36 pikë dhe dhënë 18 asiste, por Milwaukee Bucks u dorëzuan vetëm në minutat e fundit me rezultatin 120-116. Vendimtare në këtë sukses së teksanëve dyshja Westbrook-Harden me 55 pikë në total (31 dhe 24).

Fitore e dhimbshme për Orlando Magic, që mundën Sacramento Kings 132-116, por humbën Jonathan Isaac, i cili këputi ligamentit anësor kryqëzues. Për të sezoni ka përfunduar.

Pavarësisht paraqitjes fenomenale të Luka Doncicit, i cili realizoi 40 pikë dhe rikuperoi 11 topa, dhe 30 pikëve të Kristaps Porzingis, Phoenix Suns fituan 117-115 ndaj Denver Guggets falë 30 pikëve të Devin Booker dhe 20 të Ricky Rubios.

Rezultatet:

Washington Wizards-Brooklyn Nets 110-118

Portland Trail Blazers-Boston Celtics 124-128

San Antonio Spurs-Memphis Grizzlies 108-106

Sacramento Kings-Orlando Magic 116-132

Milwaukee Bucks-Houston Rockets 116-120

Dallas Mavericks-Phoenix Suns 115-11

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments