Ahmed Januzi është njëri nga lojtarët që po kërkohet nga Gjilani.
Kryetari i këtij klubi, Florim Zuka, konfirmoi sot për Olle se janë në kërkim të top-lojtarëve nga Superliga e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Pavarësisht se nuk përmendi emra, gazeta mëson se Mentor Zhdrella, Ahmed Januzi dhe Armend Thaqi janë synimet e gjilanasve nga Superliga jonë, ndërsa në Shqipëri janë pranë transferimit të Besar Musollit, kapiten i Kukësit.
Sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi, ka konfirmuar kontaktet me Gjilanin, por së pari vjen në shprehje Prishtina.
“Kam pasur kontakte me Gjilanin dhe skuadra tjera, por ende nuk ka diçka konkrete. Së pari dua të bisedoj me Prishtinën, dhe vetëm nëse nuk arrijmë ndonjë marrëveshje me kryesinë e klubit, atëherë mund të ketë diçka konkrete me klubet tjera”, tha Januzi për Gazetën Olle.
Vushtrriasi konfirmoi se me Prishtinën ka kontratë edhe për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Ai mungoi në ndeshjen finale të Kupës, për siç tha shkaku i problemeve në familje, derisa theksoi se ndihet mirë me shëndet.