No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Teuta kthen në Durrës Kupën e Shqipërisë pas 15 viteve

Teuta kthen në Durrës Kupën e Shqipërisë pas 15 viteve

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të këtij kompeticioni. Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

Një sukses i merituar i “djemve të detit”, përballë një kundërshtari që u duk se i mungonte dëshira për të bërë atë që bëri gjatë kampionatit, ku riktheu titullin pas 11 vitesh.

Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila, bënë me krahë durrsakët.

Ekipi i Martinit u fut në fushë më i karikuar dhe mori atë që kërkoi, edhe pse bardheblutë patën rastet e tyre për të barazuar ndeshjen me Ngo dhe Toraswn. Këtë herë skuadra e Emanuel Egbosë gaboi në mbrojtje, aty ku “veteranët” Vangjeli dhe Muça nuk ishin në një ditë të mirë.

Kjo është Kupa e katërt në historinë e klubit durrsak, teksa më parë e kishte fituar në vitet 1995, 2000 dhe 2005.

Tashmë Tirana dhe Teuta do kenë mundësinë të rihapin sezonin 2020-2021 me finale e Superkupës, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, por FSHF ende nuk e ka konfirmuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments