No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë ish-futbollisti ferizajas, kreu i FFK-së shpreh ngushëllime

Ndërron jetë ish-futbollisti ferizajas, kreu i FFK-së shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare ish futbollisti ferizajas, Liman Raçi.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së futbollit Borci (sot KF Ferizaj) siç quhej atëkohë.

Vdekja e tij ka tronditur opinionin sportiv ferizajas e më gjerë.

Në 8 ditët e fundit, pesë sportistë kanë vdekur, ish futbollistët Maksut Maksuti, Qamil Luli, Liman Raçi dhe ish hendbollisti Afrim Qorrolli dhe ish kryetari i klubit të basketbollit Prishtina, Veton Kajtazi.

Për vdekjen e Liman Raçit telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi:

Telegrami:
Prishtinë, 2 gusht, 2020

E nderuara Familje Raçi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti ferizaj, Liman Raçi, ndaj ju lutem më lejoni, që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Liman Raçi e dha kontributin e tij të çmuar në futbollin ferizajas në vitet e 80-ta, kur sporti në këtë qytet ishte në kulmin zhvillimit dhe progresit.

Në komunitetin sportiv ai njihej si njeri i urtë dhe i afërt me të gjithë, andaj si i tillë edhe do të kujtohej përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments