No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Lebron James nuk i mjafton Lakersave

Lebron James nuk i mjafton Lakersave

U zhvilluan 5 ndeshjet e radhës në NBA, ku spikati përplasja mes kampionëve në fuqi të Toronto Raptors dhe skuadrës më të mirë në Perëndim, Los Angeles Lakers, e fituar nga kanadezët 107-92, falë një rezultati të pjesshëm 35-22 në periodën e fundit. Paraqitje super e Kyle Lowry, që realizoi “double double”, 33 pikë dhe 14 “rebound”, ndërsa për Lakers nuk mjatuan 20 pikët dhe 10 rikuperimet e LeBron James.

Vjen humbja e dytë radhazi për New Orleans Pelicans, që u gjunjëzuan 126-103 përballë Los Angeles Clippers në një sfidë që praktikisht u mbyll që në pjesën e parë (77-45). Protagonistët e përballjes ishin Paul George me 28 pikë dhe Kawhi Leonard me 24.

Oklahoma City Thunder fitoi 110-94 ndaj Utah Jazz, me skuadrën e Billy Donovan që qëndroi gjithë kohën në kryesim, madje me plot 22 pikë diferencë në intervalin mes pjesëve. Gilgeous Alexander rezultoi më i mirë me 19 pikë, i ndjekur nga Chris Paul e Steven Adams respektivisht me 18 dhe 16 pikë.

I papërmbajtshëm T.J Warren, që shënoi rekordin e karrierës në fitoren 127-121 të Indiana Pacers ndaj Philadelphia 76ers. Plot 53 pikë realizoi “ylli” i Pacers, ndërsa në radhët e Sixers nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e Joel Embiid, autor i 41 pikëve dhe 21 rikuperimeve.

Bindin Miami Heat, që mposhtën pa shumë vështirësi 125-105 Denver Nuggets. Ndeshje që u zgjidh në periodën e tretë (38-22) nga skuadra nga Florida. Nga 22 pikë realizuan Jimmy Butler dhe Bam Adebayo, ndëra Denveri pagoi mungesat e Murray, Harris e Barton, përtej lojës së mirë të Nikola Jokic (19 pikë, 7 rikuperime dhe 6 asiste).

Rezultatet:

Denver Nuggets – Miami Heat 105-125

Oklahoma City Thunder – Utah Jazz 110-94

Los Angeles Clippers – New Orleans Pelicans 126-103

Indiana Pacers – Philadelphia 76ers 127-121

Toronto Raptors – Los Angeles Lakers 107-92

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments