FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/20. Skuadra kryeqytetase në finalen e kësaj gare e ka mposhtur Ballkanin e Therandës me rezultat 1:0. Kjo është hera e shtatë që FC Prishtina triumfon në këtë kompeticion, derisa trajneri Armend Dallku është shprehur tejet krenar me këtë sukses.
“Shije shumë e ëmbël. Ky titull ka shije shumë të mirë pasi kemi punuar shumë gjatë dhe na ka marrë shumë energji. Në fund, mirë që u shpërblyem”, u shpreh Dallku në “Sports Show”, përcjell “Zeri.info”.
“Nga fillimi, synimi ynë ka qenë titulli i kampionit, por edhe kupa nuk është keq, sidomos për mua, një trajner i ri, dhe pa përvojë”, vlerësoi Dallku.
“Jam krenar, normalisht, çdo falënderim e meritojnë futbollistët sepse e japin më të mirën në fushë. I kam besuar këtyre futbollistëve dhe i kam njohur shumicën prej tyre”, shtoi ai.