Skuadra e futbollistit të Kosovës, Mergim Vojvodës, Standard Leige ka triumfuar kundër Reimsit të Valon Berishës e Arbër Zenelit me rezultat 1:0 në miqësoren që u zhvillua sot.
Ndeshja për 64 minuta ishte e barabartë, derisa Vojvoda startojë që nga fillimi për skuadrën belge.
Pikërisht në minutën e 64-të shënoi gol Mehdi Cercela duke kaluar Standardin në epërsi.
Arbër Zeneli startoi në këtë takim por u zëvendësua dy minuta pas golit, pra në minutën e 66 me Hugo Ekitike.
Pasi që ka pak statistika ende nuk dihet se a u angazhua në këtë ndeshje Valon Berisha pasi që si startues ai nuk ka filluar.