No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Valon Berisha: Barça skuadra ime e preferuar, më tërheq Premier League

Valon Berisha: Barça skuadra ime e preferuar, më tërheq Premier League

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Kombëtarja e Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Vera në RTK”, Berisha në mes të tjerash ka treguar një moment të tmerrshëm në karrierën e tij.

“E kam pasur një moment, isha 20-vjeçar në Norvegji, nisa të ushtroj në Elfsborg. Pësova lëndim, lëndova ligamentet kruciale, në atë moment, më shkoi mendja se përfundoi futbolli”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq, duke folur për atdheun, ai ka thënë se emocionohet sa herë vjen në Kosovë. “Kur flas për Kosovën, flas me shumë zemër, kam qenë kudo në botë, por si Kosova nuk ka. Mezi pres të vijnë pushimet e të jem në Kosovë”, theksoi Berisha.

Ai tutje ka zbuluar edhe talentin e tij për muzikë, profesion të cilin do ta bënte në rast se nuk do të ishte futbollist.

“Nëse nuk do të isha futbollist, do të merresha me muzikë. Kur jemi me Kombëtaten, nganjëherë këndoj unë”, ka thënë Valon Berisha, i cili gjatë kësaj vere u transferua në skuadrën franceze, Reims, aty ku luan edhe Arbër Zeneli.

Valoni ka treguar skuadrën e preferuar dhe kampionatin, i cili e tërheq më së shumti.

“Skuadra që preferoj është Barcelona, por liga që më tërheq më së shumti është Premier League”, ka nënvizuar Berisha.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments