No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Xavi fiton betejën me COVID-19!

Xavi fiton betejën me COVID-19!

Xavi fiton një tjetër duel të rëndësishëm në karrierë, këtë herë jo në fushëm e lojës. Ish-mesfushori i famshëm i Barcelonës ka fituar betejën me koronavirusin. 40-vjeçari, aktualisht trajneri i Al-Sadd në Katar, u prek nga koronavirusi katër ditë më parë. Rezultati i testit të kryer doli pozitiv dhe Xavi nisi karantinën. Gjatë ditë së mërkurë ka kryer testin e radhës dhe përgjigja e ka çliruar përfundimisht. Trajneri iberik, i cili ishte një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë, ka rezultuar negativ, duke fituar një tjetër betejë në jetën e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments