FC Prishtina ka fituar dje Kupën e Kosovës në futboll, pasi në finale mposhti Ballkanin me një gol të shënuar nga Otto John.
Ishte ky torfeu i shtatë i Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, me çka e siguroi për të katërtin vit radhazi pjesëmarrjen në parakualifikimet për Europa League.
Por kësaj kupe nuk i janë gëzuar tifozët e Prishtinës, Plisat.
“Të përhershëm jemi vetëm ne, e përjetshme është vetëm Prishtina! Kur të ikni ju – turpin me vete do ta merrni, lavdia do të mbetet në tribina”, kanë shkruar Plisat në faqen e tyre në Facebook.
I gjithi ky reagim vjen pas humbjes së fundit në kampionat të Prishtinës në Mitrovicë ndaj Trepçës 89, e ku tifozët prishtinas kanë akuzuar ekipin e tyre se bëri lëshim në këtë ndeshje, duke bërë që klubi mitrovicas t’i shpëtojë rënies nga elita, teksa Flamurtari t’i thotë lamtumirë elitës.