No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Calhanoglu i premton besnikëri Milanit

Calhanoglu i premton besnikëri Milanit

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, po kalon sezonin e tij më të mirë që kur është transferuar tek kuqezinjtë. Madje që nga rifillimi i Seria A, forma e turkut ka qenë e jashtëzakonshme. Ai numëron një gol ose një asist në pesë ndeshjet e fundit, diçka e tillë që mungonte te Milani që nga koha e Kakas në 2008.

Calhanoglu është kthyer në një lider për formacionin e Piolit dhe tashmë konsiderohet si një pjesë shumë e rëndësishme e projektit të së ardhmes nga drejtuesit. Drejtori sportiv, Paolo Maldini, ka kërkuar një takim me agjentin e lojtarit për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e ardhshme, ku pritet të ketë një rritje page nga 2.5 milionë që Hakan përfiton. Gjithashtu pritet të ketë dhe një klauzolë largimi, ashtu siç klubi ka vendosur për Ismail Bennacerin. Në këtë sezon 26-vjeçari është aktivizuar në 34 takime të Seria A, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 9 asiste për shokët e skuadrës. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments