No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi uron skuadrat që siguruan pjesëmarrjen në Evropë, shpreson në paraqitje dinjitoze

Ademi uron skuadrat që siguruan pjesëmarrjen në Evropë, shpreson në paraqitje dinjitoze

Pas përfundimit të edicionit të garave 2019/2020, presidenti i FFK-së Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar skuadrat që kanë arritur të kualifikohen për në garat evropiane. Ai e ka vlerësuar këtë edicion si shumë të vështirë për shkak të situatës me pandeminë, por është shprehur i lumtur që tri skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë janë nxjerrë pikërisht në bazë të rezultateve të arritura në fushën e gjelbër.

Mesazhi i plotë i kreut të FFK-së

Të dashur futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, tifozë dhe miq të futbollit!

Futbolli i Kosovës është ballafaquar dhe ka përjetuar periudha shumë të vështira gjatë historisë, por këtë vit hasëm në një rrethanë të paparë deri më tash, jo vetëm ne por e gjithë bota. Pandemia Covid-19 përveç që po merr dita-ditës shumë jetë njerëzish ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në ekonominë botërore, si dhe ka prekur në masë të madhe edhe futbollin, duke krijuar rrëmujë edhe në kalendarin e garave.

Megjithatë, përkundër vështirësive të mëdha dhe ndërprerjes prej 3 muajsh të kampionatit si pasojë e kësaj pandemie, ne, ia dolëm që të organizohemi dhe ta rikthejmë futbollin, duke e mbyllur garën në fushën e gjelbër dhe duke nxjerrë më të mirët e këtij edicioni.

Kjo u arrit falë mirëkuptimit dhe përkushtimit të gjithë protagonistëve që e përbëjnë futbollin, por edhe institucioneve shtetërore që e dhanë dritën e gjelbër për rikthimin e futbollit në kushtet e pandemisë.

Jam i lumtur që ky kampionat kaloi pa lëndime të shumta të futbollistëve, pasi vërtet u zhvillua në rrethana të vështira dhe me orar të ngjeshur të ndeshjeve, teksa emocionet ishin të mëdha deri në 90 minutat e fundit të tij si në garën për dy vendet e para që dërgojnë në Evropë, ashtu edhe në atë për mbijetesë.

Ky edicion ishte i veçantë edhe për një fakt tjetër, ngase për herë të parë krahas kampionit pjesëmarrjen në garat evropiane e siguroi edhe nënkampioni, që pa dyshim është suksesi i radhës për futbollin tonë pas pranimit në UEFA.

Me këtë rast në emër të KE të FFK-së dua të uroj skuadrën kampione Dritën, që për herë të tretë në histori e fitoi titullin e më të mirit dhe për herë të dytë do të na përfaqësojë në garat e Ligës së Kampionëve, pastaj Gjilanin si nënkampion, skuadër që do të debutojë në arenën evropiane, si dhe Prishtinën e cila si fituese e kupës për të katërtin vit radhazi do t’i përjetojë emocionet e futbollit evropian.

Pra, kur punohet me përkushtim dhe seriozitet pa dyshim se objektivat janë të arritshme. E di që dëshira për sukses është e madhe tek secila skuadër prej jush, prandaj uroj që të organizoheni sa më mirë për sfidat që ju presin dhe t’i shkoni sa më larg që të jetë e mundur rrugës evropiane dhe të na bëni krenarë.

Shpresoj që edhe KFF Mitrovica që do të përfaqësojë futbollin e femrave, si dhe FC Prishtina Futsal që do ta përfaqësojë futsallin do të kenë suksese në sfidat e tyre në garat evropiane.

Në fund, dua t’i përgëzoj të gjitha klubet për përfundimin e një edicioni tejet të vështirë, duke uruar që ky kampionat të na shërbejë të gjithëve si nxitje për organizim edhe më të mirë në të ardhmen.

Suksese të gjithëve!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Beni Simitçiu: Futsalli kosovar ka të ardhme premtuese

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i një prej skuadrave më të mëdha të futsallit në Çeki, Sparta, Beni Simitçiu, është intervistuar...

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më...

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe...

Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë. Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani...

Recent Comments