No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Trajneri i njohur pret finale tejet interesante

Trajneri i njohur pret finale tejet interesante

Prishtina e Ballkani ballafaqohen sot ndërmjet vete në finale të Kupës së Kosovës e cila po cilësohet si njëra nga më interesantet e pasluftës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:45 dhe fituesi përveç që bëhet pronar i trofeut të çmueshëm të Republikës së Kosovës ai edhe del në Evropë, saktësisht në garat e Ligës së Evropës ku shpërblimet atje janë bukur të majme.

Kjo edhe është arsyeja që të pritet një ndeshje shumë e fortë dhe pa kalkulime derisa FFK, ndarjen e drejtësisë ia ka besuar gjyqtarit më të mirë në vend Genc Nuzës.

Trajneri i njohur mitrovicas Gani Sejdiu, në një bisedë për “Zeri.info”, ka thënë se pritet një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar ndërsa gjasat për fitore të dyja skuadrat i kanë të barabarta.

“Pas mbylljes së kampionatit ku renditja përfundimtare në tabelë të dyja skuadrat i nxori jashtë Evropës, e bën që kjo finale të jetë më e veçantë dhe e një rëndësie të madhe për të dyja skuadrat sepse është rruga e vetme për daljen në Evropë, dhe mundësia e fundit që fituesi të shpëtojë edicionin dhe të arrijë një objektiv pas dështimit të fitimit të kampionatit”, ka thënë Sejdiu pwr “Zeri.info” duke shtuar se kjo edhe është arsyeja që e bënë këtë ndeshje të fortë dhe shumë interesante.

“Për atë arsye unë parashoh një ndeshje të luftuar deri në maksimum e ku të dyja skuadrat i kanë gjasat e barabarta për fitore, sepse janë përafërsisht të një cilësie, dhe do të triumfojë ajo e cila do të jetë më cinike dhe do të jetë më konkrete në episode të caktuara të ndeshjes duke llogaritur edhe menaxhimin më të mirë të saj”, ka përfunduar Gani Sejdiu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Recent Comments