Llapi ka nisur të përforcohet qysh tash për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, klubi i IPKO Superligës ka njoftuar se e ka angazhuar futbollistin shqiptar, Eglentin Gjoni.
Qendërmbrojtësi nga Vlora së fundmi ka luajtur te Laçi, ndërsa në edicionin 2020/21 do të mundohet ta ndihmojë ekipin nga “Zahir Pajaziti”.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Bardhekaltrit.
“Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin 2020/21 është qendërmbrojtësi i cili vie nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit. Marrëveshja e nënshkruar me Gjonin është 1 vjeçare. Eglentin Gjoni, 27 vjeçar, i lindur më 02.12.1992 në Vorë, i gjatë 1.94 m, luan me këmbën e majtë. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës. Në edicionin e fundit ka zhvilluar gjithsejt 20 ndeshje(19 kampionat/1 kupë)”, ka shkruar klubi llapjan në rrjetet sociale, teksa trajneri Tahir Batatina e prezantoi përforcimin e ri.