Interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Tottenham, Newcastle United, Leeds United, Southampton, West Bromwich Albion, Brighton dhe Burnley
Leicester City është mjaft i interesuar për transferimin e Vedat Muriqit.
Madje, mediumi turk “Star” raporton se klubi anglez i ka nisur bisedimet me Fenerbahçen për sulmuesin kosovar, përcjell Express.
Në ditët në vazhdim, drejtuesit e klubit nga Premierliga do të trokasin në dyert e klubit turk për t’ia kërkuar 26 vjeçarin.
Klubi nga Stambolli e vlerëson përfaqësuesin kosovar 20 milionë euro.
Gjithashtu, interesim për prizrenasin kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Tottenham, Newcastle United, Leeds United, Southampton, West Bromwich Albion, Brighton dhe Burnley.
Lojtarin e duan edhe në Itali, Napoli dhe Lazio.
Ish-futbollisti i Rizesporit i ka regjistruar 36 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat duke i realizuar 17 gola dhe ndërkohë i ka dhuruar 6 asistime.